Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Plas “SHERRI” në PD/ Agron Shehaj përplaset me Lulzim Bashën, kryedemokratit i del në mbrojtje Grida Duma

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka pasur me krerët e degëve të Tiranës. Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin e të sqarojnë arsyet e vendimit për përjashtimit të Berishës dhe sa të vështirë e ka pasur ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë Agron Shehaj që i ka kërkuar që të dal vetë e të sqarojë bazën, në një kohë që 75 % të sajën e ka kundër. Pas përplasjeve verbale Shehaj ka braktisur sallën, ndërkohë që pjesë e madhe e drejtuesve të degëve mungonin në këtë mbledhje.

Ndërkohë sipas po të njëjtave burime, mësohet se kryetarët e degëve i kanë raportuar Bashës, se anëtarësia e Partisë Demokratike është kundër tij, madje këto qëndrime nuk i kanë fshehur as në reagimet e tyre në rrjetet sociale apo me mesazhe dërguar drejtuesve të degëve.

Përballë kësaj situate, Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve që të intensifikojnë takimet për ti thënë të kundërtën, por duket se pjesa më e madhe e drejtuesve në bazë nuk kanë marrë përsipër justifikimin e vendimit./ Syri Tv

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img