Tensionet në parlamentin bolivian kanë çuar deri në përdorimin e dhunës, duke e kthyer kështu foltoren e parlamentit në një “arenë boksi”.
Të majtë dhe të djathtë janë përleshur ashpër mes tyre dhe shkak ishte arrestimi i ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë Jeannine Anez.
Disa deputetë e kanë cilësuar aktin e ish-zyrtarëve të arrestuar si “puç shteti”, për të rrëzuar ish-presidentin Evo Morales.
Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa shumica e qytetarëve e kanë dënuar aktin e demostruar nga përfaqësuesit e tyre në parlament.