Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri në mes të Elbasanit, plagoset me thikë një 25 vjeçar, arrestohet autori (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri në mes të Elbasanit, plagoset me thikë një 25

Elbasani nuk gjen qetësi. Një 25-vjeçar i identifikuar si Jurgen Veliu është plagosur me thikë pak çaste më parë, gjatë një sherri mes të rinjve.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i identifikura si Marsel Jevgu, 24 vjeç.

25 vjeçari Veliu ka marrë plagë të shumta në trup, ndërsa është dërguar me urgjëncë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk bëhen me dije detaje të tjera, lidhur me shkaqet e plagosjes së të riut.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.