Një përplasje mes përfaqësusve të PD dhe PS ka ndodhur në Manëz .
Mësohet se kryetari i PS është konfiktuar me nënkryetarin e PD Durrës Gaz Luku mbrëmjen e sotme.
Ky i fundit është bashkëshorti i kandidates demokrate në Durrës, Manjola Luku, i cili është shoqëruar në polici.
Sheri nisi pasi Gaz Luku ka denoncuar kryetarin e PS, i cili sipas tij ka blerë vota, dhe pas kësaj ka nisur konfrontimi fizik mes tyre.