Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plas sherri në lokalin e fshatit në Maliq, 40 vjeçari dërgohet i plagosur në spital

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri në lokalin e fshatit në Maliq, 40 vjeçari

Një 40 vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Bregas të Maliqit pas një sherri me një bashkëfshatarin e tij. Ka qenë një debat i çastit mes tyre që ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Për pasojë shtetasi me inicialet B.P ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll