Deputetët e Partisë Demokratike, edhe pse në grupime të ndryshme, Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho janë përplasur me njëri-tjetrin në punimet e Kuvendit sot. Për disa momente, e gjithë salla i ka kthyer sytë nga debati mes dy deputetëve.
Nuk është qartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, por zërat janë ngritur aq shumë saqë edhe deputetët e PS e kanë konsideruar skenën të turpshme. Ka qenë Edmond Spaho që ka shkuar në vendin e Gazment Bardhit dhe diçka i ka thënë.
Ish-sekretari i PD i është kthyer ashpër, duke i thënë “të të vijë turp” por nuk kuptohet se çfarë ka ndodhur. Shikoni më poshtë pamjet nga debati në Kuvend, mes dy deputetëve demokratë.