Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Plas sherri në Fier, 33-vjeçari plagoset me armë zjarri, policia në kërkim të autorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 33-vjeçar është plagosur ditën e sotme për shkaqe ende të paqarta në Fier dhe është shpallur në kërkim autori.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth 14:00, në fshatin Sulaj të Fierit, ku shtetasi me iniciale R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin me iniciale P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img