Ka degjeneruar debati në emisionin “Opinion” mes analistit Mustafa Nano dhe ish ministrit teknik të PD-së, Gazmend Bardhi.
Gjithçka ka nisur kur Nano ka përmendur vilat e politikanëve, ndërsa Bardhi i është kthyer duke thënë se “Vilë në Surrel vetëm Edi Rama ka”. Ish ministri i PD i ka kujtuar edhe vilën në Gjirin e Lalëzit, por Nano ka shpërthyer në ofendime duke thënë se ka vetëm një apartament 70 e ca metra katror.
DEBATI:
Bardhi: Nano përmendi vilat por vilë në Surrel vetëm Edi Rama ka, nuk ka ndonjë nga opozita. Ose merremi me vilën tënde në Lalz
Nano: Vilën time? Vilën e sat ëme
Nano: Kujt i thua vilën time ti? Unë kam një apartament në Lalz
Nano: Tani do më dëgjosh mua për atë punën e vilave? Vilë ka Sali Berisha dhe Ilir Meta në Lalz, më të mëdhatë
Bardhi: Sapo e pranove
Nano: Je idio, o kërriç
Bardhi: Sapo e pranove vetë… qetësohu
Nano: Si të qetësohem ore, ik ore zullumqar. Fevzi ky është problemi edhe ne merremi me një aty në Vlorë që s’e dimë kush është