Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë paraditen e sotme në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në qytetin bregdetar, ku gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
Poll