Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri mes të rinjve në Vlorë, 3 të plagosur, një i arrestuar dhe një në kërkim

Shkruar nga Newsbomb

Tre të rinj kanë përfunduar këtë të shtunë në spitalin e Vlorës me lëndime me trup, si pasojë e një sherri me thika me disa bashkëmoshatarë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ditën e sotme rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të plagosur me thikë shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërsa po punohet për kapjen e autorit tjetër, shtetasi me iniciale J.R. Gjithashtu mësohet se gjatë kontrolli në banesën e të arrestuari me iniciale H.M shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshtarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar.

Sekuestrohen 1 pistoletë sportive, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti. Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese