Hapësire reklamuese

Bota

Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, një person përfundon në spital me vesh të prerë

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri mes shqiptarëve në Itali, një person përfundon

Një sherr masiv mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në San Bonico, në Piacenza, Itali.  Si pasojë e konfliktit, një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka përfunduar në spital me vesh të këputur.

Ende nuk bëhen me dije motivet e zënkës mes tyre, ndërsa personi i dëmtuar është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar Policinë dhe kjo e fundit ka shoqëruar dy persona të  përfshirë në ngjarje. Ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, si dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.

Sondazh

Poll