Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plas sherri mes fqinjve në Kukës, policia parandalon ngjarjen e rëndë, arrestohet një person që qëlloi me armë zjarri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

787f8adb163cd1ff7aa78b96a71f5f9c

Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë në lagjen gostil, pas konfliktit për motive të dobëta të dy fqinjëve.

Njëri nga fqinjët ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në shtëpinë e tjetrit duke qëlluar me armë, duke goditur makinën e fqinjit dhe një tjetër makinë në lëvizje.

Bëhet me dije se është vënë në pranga B.E, ndërsa si provë materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.

Njoftimi i Policisë:

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh.

Kapet dhe neutralizohet në kohë rekord autori, i cili qëlloi me armë zjarri.

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një shtetas që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.

Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.

Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.

Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.

Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img