Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri mes adoleshentëve në Kamëz, dy prej tyre dërgohen me urgjencë në spital dhe një tjetër në polici

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri mes adoleshentëve në Kamëz, dy prej tyre

Një konflikt mes disa të rinjve raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Kamzës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se gjatë konfliktit kanë mbetur të lënduar dy të miturit 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët menjëherë janë dërguar drejt spitalit dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me ininciale R.V, 17 vjeç si autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e sherrit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll