Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Plas sherri me thika mes shqiptarëve në mes të Italisë, njëri tentoi të arratisej duke u hedhur në ujë, bashkaatdhetarët e kapin dhe e plagosin

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri me thika mes shqiptarëve në mes të Italisë,

Një sherr me thika ka ndodhur mes tre shqiptarëve, që cilësohen si trafikantë droge në Rio Marin në Venecia.

Sipas mediave italiane mësohet se një prej të plagosurve është dërguar në spital, ndërkohë ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të shtune.

Sipas hetimeve, dy prej shqiptarëve sulmuan të tretin, të gjithë trafikantë droge. Pas sherrit, njëri prej tyre tentoi të largohej dhe u hodh në ujë, mirëpo nuk arriti ti shpëtonte bashkaatdhetarëve të cilët e kapën dhe e plagosën me thikë.

Ai u shtrua në spital, ku po merr trajtim mjekësor ndërsa dy të tjerët janë larguar.

Sondazh

Poll