Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri me sende të forta në Vlorë, një person plagoset në kokë dhe dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me sende të forta pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, pas një sherri mes dy personave në zonën e "Ujit të Ftohtë".

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërkohë që i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen rrethanave të plota të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i të lënduarit.

"Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e qeverië.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.