Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri brenda berberhanës në Vlorë, 40-vjeçari nxjerr thikën, plagos dy berberët dhe veten (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri brenda berberhanës në Vlorë, 40-vjeçari nxjerr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar, Vlorë, mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se gjatë një konflikti kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 Maji në një berberhanë ku tre shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrit. Konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës ku autori i cili dyshohet të jetë shtetasi Mexhit Hyskaj, 40 vjeç, ka goditur me thikë dy punëtorët e berberhanës, Ervis Sejkon, 35 vjeç dhe Kevin Nuredini 23 vjeç,  me të cilët u konfliktua dhe më pas veten.

Menjëherë ata u dërguan drejt spitalit të Vlorës, ndërkohë deri tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Njofitmi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll