Sherri rikthehet në kuvend. Në hapjen e seancës së sotme ka qenë deputeti i opozitës Xhelal Mziu që shtyn Xhemal Qefalinë dhe në moment ndërhyn dhe deputeti tjetër Edmond Spaho.
“O Xhemal, o Xhemal mos qëllo deputetin, na vrave”…është ndërhyrja e deputetes Ina Zhupa që flet kundër deputetit të opozitës.
Këta të fundit kanë marrë karriget e deputetëve të maxhorancës e i kanë kthyer përmbys.
Përplasjet në Kuvend kanë nisur pasi deputetët e opozitës kanë hyrë më herët në seancën plenare dhe kanë mbledhur karriget e deputetëve të maxhorancës duke i hedhur grrumbull pranë foltores.
Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në një situatë të pazakontë. Këto përplasje janë shkaktuar pasi opozita ka paralajmëruar se nuk do lejojnë që të zhvillohen seancat normalisht pasi kërkojnë të drejtat e tyre. Ata janë shprehur se kanë kërkuar të ngrihen komisione hetimore perlamentare, kërkesa që janë rrëzuar nga PS.