Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

PLAS në PS/ Braçe akuzon Taulant Ballën: Ka BLLOKUAR ligjin për bujqit, paska zbuluar se unë jam kundër qeverisë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka hedhur akuza ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke thënë se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët.

“Prej qershorit, propozimi ligjor që kam bërë është bllokuar; 5 javë më parë propozimi ishte në kalendar për t’u diskutuar në komisionet e seancës plenare; Por përsëri u bllokua në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Përse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!”, shkruan Erion Braçe.

Më tej Braçe ironizon deputetin Balla, teksa thotë se qëndrimi i tij paska ardhur, pasi “ka zbuluar” se është kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. Sipas tij urdhri i Ballës për të votuar kundër, është një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

Postimi i plotë i Erion Barçes:

MIRE QE JENI ME TREGETARET;

PO ME BUJQIT CFARE KENI?!

Prej Qershorit te ketij viti, kam paraqitur ne Kuvend nje amendim ne ligj, i cili, VENDOS RREGULL NE TREG;

GARANTON BUJQIT PER PARATE E MALLIT TE TYRE!

Jane miliona euro qe GRUMBULLUESIT prej 6-9-12 muaj e me shume, NUK UA PAGUAJNE BUJQVE;

KANE BLERE PRODUKTE TE BUJQIT DHE PREJ KAQ KOHESH NUK U JAPIN PARATE!

Mendoni nje bujk qe ka punuar nga 4-5 muaj-ne ciklin me te shkurter, deri ne 9-12 muaj-ne ciklin me te gjate, per te patur prodhimin, prej tij te ardhurat, e kane shitur produktin dhe, KANE ME SHUME SE NJE VIT QE NUK MARRIN PARATE!

KAM PROPOZUAR NJE AFAT 50 DITOR PER TE PAGUAR PARATE TEK BUJKU!

Ne ligj, sot, ne kemi afat vec per te MBROJTUR TREGTARET, marredheniet mes tyre, asgje per bujkun ne raport me tregtarin.

PREJ QERSHORIT, PROPOZIMI LIGJOR QE KAM BERE ESHTE BLLOKUAR; 5 JAVE ME PARE, PROPOZIMI ISHTE NE KALENDAR PER TU DISKUTUAR NE KOMISIONE E SEANCE PLENARE;

POR PERSERI U BLLOKUA, NE MENYRE TE PALIGJSHME, JASHTE CDO PROCEDURE PARLAMENTARE, NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE!

Perse? Sepse tamam ai, ka zbuluar se une jam kunder Qeverise se Partise Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj!!!!!!!!!

Pra, pa asnje efekt mbi buxhetin e shtetit, te propozosh qe bujqit te marrin parate e mallit shitur grumbulluesve, brenda 50 diteve, QENKA KUNDER QEVERISE DHE KUNDER PARTISE SOCIALISTE?!

Ky qofte!

Te enjten, urdheroi votim kunder nje ndihme te vogel e konkrete per blegtoret, punen e tyre, thjesht pse ishte propozim i imi; nje urdher qe reflekton padije-padituri, ligesi, cmire, qe gelojne mes atyre qe urdhrin e kane instrument fuqie, pushteti.

Ka bllokuar prej muajsh nje rregullim qe ndihmon e garanton bujqit TE MARRIN PARATE E PUNES E MUNDIT TE TYRE; teresisht ne menyre te paligjshme.

NE KETE PIKE, NJE PYETJE KAM:

CFARE DUHET TE BEJ NJE DEPUTET PER TE BERE PUNEN E TIJ, TE MBROJ PUNETORET E SEKTORIT ME TE GJERE TE EKONOMISE KOMBETARE, BUJQESISE?

Ua them vete;

DUHET TE KERKOJ PUNE TJETER!

AJER!

Më shumë


spot_img









spot_img