Hapësire reklamuese

Politikë

PLAS në PD/ Orjola Pampuri del kundër Albana Vokshit: Mandati të ka skaduar prej 8 vitesh! Nuk e miratove kurrë statutin e LDG-së, nuk hape asnjë garë për strukturat

Shkruar nga Newsbomb
PLAS në PD/ Orjola Pampuri del kundër Albana Vokshit: Mandati të

Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhje të reja në Lidhjen Demokratike të Gruas ka futur përçarje në Partinë Demokratike.

Pasi kryetarja aktuale e LDG-së, Albana Vokshi, hodhi akuza të shumta ndaj Bashës, duke thënë se kërkon të uzurpojë këtë forum, në krah të kryedemokratit ka dalë deputetja Orjola Pampuri.

Në një postim në rrjetet sociale ajo akuzon Vokshin se i ka skaduar mandati prej 8 vitesh, madje thotë edhe se edhe emërimi në vitin 2009 është bërë pa garë nga kryetari i PD. Sipas Pampurit, Vokshi nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes, madje në drejtimin e saj LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar.

Postimi i plotë:

Nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Kryetarit Basha për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes. Zgjedhja e kryetares së LDG-së me parimin “një anëtar, një votë” është një lajm i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate, që besojnë tek PD dhe duan të japin kontributin e tyre.

Zonja Albana Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG.

Shumë pak e dinë, por LDG nuk ka patur në 12 vjet asnjë strukturë përveç Kryetares me mandat të skaduar. Zonja Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes. Nën drejtimin e znj. Albana Vokshit, LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar. Ky mund të jetë akti më antidemokratik që mund të bëhet ndaj një forumi politik.

Pas procesit të nisur sot nga Kryetari Basha do të sigurohet zbatimi korrekt i statutit të PD, në mënyrë që organizimi i LDG të jetë i ngjashëm me atë të PDSH. Për këtë arsye, Kryesia e PD do duhet të miratojë edhe Statutin për funksionimin demokratik të LDG për t’i dhënë fund praktikës antidemokratike të uzurpimit të Kryetares së Lidhjes për 12 vjet, pa votë.

Suksese zonjave demokrate në këtë proces të rëndësishëm demokratik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe që do të jetë modeli më i mirë për përfaqësimin dinjitoz të grave dhe vajzave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu