Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Plas në PD-në e Korçës, sekretari qëllon me shishe në kokë kryetarin e degës

Shkruar nga Newsbomb
Plas në PD-në e Korçës, sekretari qëllon me shishe

Një incident i rëndë ka ndodhur në Partinë Demokratike të Korçës, ku kryetari i kësaj dege ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me sende të forta.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur me kryetarit të vendosur pas marrjes së partisë nga Sali Berisha, Devis Osmani dhe sekretarit të kësaj dege, Eduart Topalli.

Pas debatit verbal, Topalli e ka qëlluar Osmanin me shishe në kokë duke i shkaktuar dëmtime.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Korçë, ndërsa pritet që Policia të nisë veprimet në lidhje me incidentin.

Dyshohet se shkak i konfliktit janë bërë mosmarrëveshjet brenda partisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese