Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Plas në PD e Shkodrës/ Nishani akuzon Gurakuqin si spiun i sigurimit të shtetit me pseudonimin ‘Vigjilenti’, reagon profesori: Ja dokumenti nga Autoriteti i Dosjeve

Shkruar nga Newsbomb
Romeo Gurakuqi - dokumenti

Një debat i ashpër virtual po zhvillohet mes ish-presidentit Bujar Nishani dhe profesor Romeo Gurakuqit, deputet i PD në Shkodër i dalë nga zgjedhjet e 2017.

Më herët Gurakuqi ka hedhur akuza ndaj komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD, pasi këta të fundit vendosën për skualifikimin e tij nga gara.

Më tej ish-Presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur Gurakuqit me fjalë fyese dhe ofenduese, madje i ka përmendur dhe dy dosje të sigurimit të shtetit.

Gurakuqi nuk ka vonuar të reagojë përmes një shënimi në rrjete sociale, teksa nxjerr dokumentin nga Autoriteti i Dosjeve dhe thotë se ato dy dosje të përmendura nga Bujar Nishani nuk kanë lidhje me të apo familjen e tij.

Ish-deputeti i PD sqaron se as ai as familja e tij nuk kanë qenë kurrë bashkëpunëtorë të Sigurimit apo anëtarë të PPSH-së. “Shpifësi do të mbajë përgjegjësi ligjore”, paralajmëron Gurakuqi.  

Screenshot_18.jpg

132486504_743427053258294_3567178475185250853_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll