Hapësire reklamuese

Politikë

PLAS NË PD, Bujar NISHANI “masakron” BASHËN: Përgjegjësi i 4 HUMBJEVE rradhazi! Partinë s’e ke PRONË personale, po e mban PENG (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
PLAS NË PD, Bujar NISHANI “masakron” BASHËN:

Shpërthejnë zërat kundër Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, pas Fatbardh Kadillit, ish-presidenti Bujar Nishani sulmon ashpër kreun e PD-së duke i kërkuar të largohet nga drejtimi i partisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani akuzon Bashën se po mban peng PD-në, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhje, dhe i kërkon të marrë përgjegjësinë e dështimit personal për 8 vite.

REAGIMI I PLOTË I NISHANIT:

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve!

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal!

Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh!

Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.

Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.

Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim!

#MakePDGreatAgain

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.