Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas në Kuvend, shfaqeje 'e turpshme' para Talat Xhaferrit

Shkruar nga Newsbomb

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme parlamentare.

Pasi Rama i kërkoi falje kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri për fjalën e kryedemokratit Lulzim Basha, deputetët e PD janë çuar të gjithë në këmbë duke bllokuar foltore.

'Ju kërkoj ndjësë për këtë shkelje të kodit të mikpritje, por fëmija që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe cfarë thotë', tha Rama drejtuar Xhaferrit.

Kryetari i i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar përjashtimin e deputetit demokrat Edi Paloka.

'Dil jashtë, Paloka dil jashtë. Mos më detyro të mbledh byronë', tha Ruçi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu