Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

PLAS NË EMISION/ Uroi Pavarësinë me foton e diktatorit, Sekretari i Partisë Komuniste në krah të deputetit të PS: Sot 70% e shqiptarëve duan të kthehet komunizmi; Alibeaj: Do ia mbyllësh këtij…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Urimi i festës së Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha nga deputetit Bujar Çela  u soll sërish në vëmendje mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open” . Sekretari i Partisë Komuniste në Shkodër , Gjon Bruci mbështeti veprimin e Çelës, ndërsa shtoi se 70% e shqiptarëve duan që të kthehet komunizmi.

“Mbi 70% sot kërkojnë kohën e Enver Hoxhës dhe Bujar Cela vjen nga baza ndaj ka këto mendime. Alibeja ka 30 vjet bashkë me Milon i kanë pas zyrat dhe mund të hapnin dosjet e thonit që Bruci ka dënuar këtë dhe këtë. Ne qeshim me njeri-tjetrin. Cela thotë një të vërtetë të thjeshtë që nëse ka një person që gjyshi pao gjyshja ka drejtuar luftën le të vijë këtu. A e kuptoni që në Shkodër nuk festohet 29 Nëntori, Këtu bëhet fjalë për të zhdukur luftën. Alibeja e di shumë se nipi i kujt është”, u shpreh Gjon Bruçi.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj u revoltua me deklaratën e Bruçit, duke thënë se ne jemi një shoqëri fatkeqe, madje në një moment i ka kërkuar drejtueses së emisionit që t’i ndërpresë fjalën këtij të fundit.  

E kupton sesa ke keq është shoqëria shqiptare që u jep hapësirë fantazamave të tilla. Kjo shoqëroi ka 30 vite që nuk ka bërë asnjë akt pendese për aktet që ka bërë. E kuptoni sesa fatkeqë jemi,  do e mbyllësh gojën ti tani se të dëgjova. Keqardhje për brezat që po rriten tani me këtë frymë. 30 vite tranzicion i stërzgjatur, nuk e dimë sesa ka të internuar. Ne si shoqëri duhet ta kalojmë këtë të gjithë. Ne kmei frikë që të hapim dosjet. PS sa ka ardhur ka shfrytëzuar ligjin”,  tha Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img