Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

PLAS në emision/ Murrizi quan “karabush” kandidatin e PD, Agim Baçi heq mikrofonin dhe kërkon të mbyllet studio “për tu sqaruar”; ndërhyn moderatori (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Myslim Murrizi dhe kandidati i PD për Durrësin Agim Baçi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme, në një emision, debat i cili ka degraduar në përdorimin e fjalëve fyese.

Ka qenë fillimisht Murrizi ai që pas një debati me Baçin, e ka quajtur këtë të fundit “karabush” dhe “birbo”, ndërsa Baçi i ka kërkuar të qetësohej dhe i ka drejtuar gishtin. “Gishtin gjej vend e fute” ia ktheu Murrizi duke bërë që situata të agravonte.

Agim Baçi ka kërkuar që emisioni të ndërpritej dhe ka hequr mikrofonin, për “tu sqaruar” me Myslim Murrizin. Drejtuesi i emisionit Denis Minga ka ndërhyrë duke i qetësuar të dy.

DEBATI – VIDEO:

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha 
Baçi: Avash avash zotëri, avash o zotëri
Murrizi: Të të kthej memorien ty?
Baçi: Avash o zotëri se jemi për punë tjetër këtu
Murrizi: Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate. Më bie biorbo në studio ti
Baçi: O zotëri…
Murrizi: S’jam zotëri për ty unë
Baçi: Unë po të lavdëroj që po të them zotëri. Mua mos mu drejto me ato fjalë
Murrizi: Unë të drejtohem me ça të kem qejf
Baçi: Më drejtohesh mua me çfarë ke qejf? (I drejton gishtin)
Murrizi: Gishtin gjej vend e fute, gjej vend e fute
Baçi: Ndërprite çik ndërprite…
Murrizi: Ik po deshe
Baçi: Ndërprite…
Drejtuesi i emisionit: Të lutem Gimi, je i respektuar dhe do kesh kohën tënde
Murrizi: Iki ku të kem qejf unë
Baçi: Jo ore do ikim bashkë ne…

Pamje nga emisioni RepolitiX:

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img