Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Plas lufta Armeni-Azerbajxhan, bombardime në kufi, disa të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Plas lufta Armeni-Azerbajxhan, bombardime në kufi, disa të vdekur

Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja kufitare duke shkaktuar disa të vdekur.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se pas mesnate, në orën 00:05 të datës 13 shtator, forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulme me artileri të rëndë dhe armë të kalibrit të rëndë kundër pozicioneve të ushtrisë armene pranë rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Lacin.

Mediat e huaja shkruajnë se janë shënuar viktima nga të dyja palët. Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për zonën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azerbajxhane morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll