Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plas ironia në rrjet me pikën e shërbimit nëpër restorante për distancën 1.5 metra të kamarierit me klientin: Si do të serviren pjatat e ushqimeve???

Shkruar nga Newsbomb
Kafene dhe rregullat qe duhen zbatuar

Një nga vendimet e qeverisë për lirimin e masave të marra prej Covid është edhe hapja e bareve e restoranteve nga data 18 maj, vetëm në ambientet e jashtme të tyre.

Hapja e tyre do të shoqërohet me një sërë masash dhe rregullash të detyrueshme për t’u zbatuar në mënyrë që të shmanget rreziku për shpërndarjen e pandemisë.

Por me një nga rregullat e publikuara në udhëzim ka plasur ironia në rrjet pasi aty kërkohet që subjekti bar apo restorant të garantojë në çdo moment distancën prej 1.5 midis vetë personelit të punësuar me njëri-tjetrin, por edhe midis të punësuarve dhe klientëve.

“Subjekti bar apo restorant duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 1.5 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve”, shkruhet në udhëzimin që po diskutohet në rrjet.

Mirëpo se sa i zbatueshëm do të jetë ky rregull në bare dhe restorante mbetet për t’u parë, pasi në këtë mënyrë duket e pamundur servirja e kafesë apo e pajatave të ushqimit tek klienti.

Rregulli që shkaktoi debat i rrethuar me të kuqe:

96354925_554539748786736_4550503586525609984_n_1_copy.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll