Tre ditë është mbajtur kryeministri Edi Rama në një ishull sekret, nga Byroja Federale e Hetimeve me bazë në SHBA. Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me skandalin McGonigal.
Për këtë deklaratë imagjinare, rrjeti ka shpërthyer në humor dhe “meme”, duke modifikuar fotot e Ramës dhe të vetë Sali Berishës, në “ishullin sekret” ku është mbajtur për tre ditët e fundit kryeministri shqiptar.