Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas goma e makinës në gomisteri, vdes 28 vjeçari në Bathore (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:04 në Bathore, ku ka mbetur i vdekur një 28 vjeçar nga plasja e gomës së një makine.

Fatjon Lleshi, 28 vjeç, punëtor në gomisteri ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri,  gjatë punës, aksidentalisht  ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu