Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Plas” gallata në rrjet, shikoni si e imiton aktorja e njohur gjyqtaren e Elbasanit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, u vu në qendër të mediave për shkak të videove të postuar në “TikTok”, teksa i kishte kthyer zyrat dhe korridoret në sfilatë paradë mode, ndoshta dhe ngaqë në rini e kishte fituar një konkurs si “miss”.

Pjesën më të madhe të videove, Kapedani i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, ku nxirrte në pah jetën e saj luksoze dhe veshjet e markave të shtrenjta si “Gucci” dhe “Prada”.

Mirëpo teksa videot po bëjnë “xhiro” në rrjetet sociale, nuk kishte sesi të mungonin edhe imitimet.

Së fundmi aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke imituar kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

“Bisha u kthye” shkruan ajo në postimin e saj, teksa në sond dëgjohet kënga e Don Xhonit “Mafia”, e njëjtë si ajo e gjyqtares, si duket kjo skenë do të jepet në “Klanifornia”.

Në postimin e aktores nuk mungojnë komentet e shumta.

Më shumë

spot_img
spot_img