Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Plas debati në studio, studiuesi i drejtohet Akil Pano: Grek i konvertuar me dhunë në shqiptar; pastori: Të tensionon kryqi në xhaketë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

50e0054924cfd3c106a94da1588bf799

Përplasje të forta mes studiuesit Olsi Jazexhi dhe pastorit Akil Pano në emisionin “Politik On”, ku nuk kanë munguar as fyerjet personale.

Jazexhi u shpreh se pastori ishte një grek i konvertuar me dhunë në shqiptar, ndërsa Pano i tha se studiuesin e teniononte kryqi që kihste në xhaketë.

Akil Pano: Në fillim mendova se Olsi e kishte me mua dhe edukimin tim. Kur dëgjova që Olsi godet të gjithë klasën akademike të universitetit në Shqipëri, atëherë unë kuptoj që Olsi nuk e ka me asnjërin prej nesh, por Olsi e ka me veten. Kur Olsi godet figura të rëndësishme historike si Skënderbeu, Nënë Tereza…

Olsi Jazexhi: Një grek si puna jote, i konvertuar në shqiptar me dhunë… Ti je viktimë e regjimit komunist. Të shqiptarizuan. Të hoqën identitetin tënd grek. Ai po mundohet të më bëjë armik me profesorët? Me cilët? Me ata që gënjyen dhe vazhdojnë të gënjejnë?! Unë nuk jam një mitoman dhe propagandist. Jam një historian, jam një shkencëtar. Që fakteve i them fakte. Ty Akil të them që ti je grek vëlla. E bardha është e bardhë, e zeza është zezë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe.

Alfred Lela: Po e thua si akuzë…

Akil Pano: Jo mo jo. Nuk është akuzë. Unë kam problem se drita e kryqit që kam këtu në xhaketë duket sikur krijon tension te Olsi. Ky është problemi.

Olsi Jazexhi: Kryqin pse e fut në mes? Ç’lidhje ka kryqi këtu? Po flasim për shkencë. Ti po më mbron akademistat e Enver Hoxhës.

Akil Pano: Kjo është fyerje. I gjithë diskursi që bën zotëria nga Kanadaja është fyerje për të gjithë plejadën e akademikëve, profesorëve dhe të njerëzve që investuan të gjithë jetën e tyre në fushën e dijes historike në Shqipëri. Dhe unë kam qenë i nderuar që jam edukuar prej këtyre profesorëve të nderuar në Fakultetin e Historisë në Shqipëri, vite, shumë vite më parë…

Olsi Jazexhi: Injorantë që nuk kanë lexuar asnjë arkiv ndërkombëtare…

Akil Pano: Dëgjojeni, dëgjojeni… Shkencëtari. E dëgjoni shkencëtarin.

Më shumë

spot_img
spot_img