Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plas debati mes Bollinos dhe gazetarit për kasetën e 21 janarit, Hoxha: U dh*më duke qeshur, po ta dinin për videon do kishin bërë pazar me Berishën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

253554910a10ab1bb2c6fdffd0f0a26e

Dy gazetarët Carlo Bollino dhe Artan Hoxha janë përfshirë në një debat publik për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Debati ka kaluar në akuza personale për zbulimin e kasetës që zbuloi të vërtetën e vrasjes së 4 protestuesve.

Gjatë një interviste në televizionin e tij, Carlo Bollino tha se gjatë kohës që kishte qenë drejtues i Neës 24, gazetari Artan Hoxha ka mbajtur në xhep kasetën me pamjet dhe vetëm pasi ka dhënë urdhërin janë publikuar pamjet.

“Gazetari Artan Hoxha që kishte në xhep atë kaseta te televizionit (dhe ndodhej ne redaksi duke montuar nje seri te emisionit të tij, Xhungël) ka shkuar në studio duke komentuar. Ai kishte meritën që njihte gardistët në fytyrë, ai i ka identifikuar me emër një nga gardistët, ndërsa gazetarja e turnit që ishte Ola Bruko e ka komentuar bashkë me të ngjarjen”,- ka thënë Bollino.

Pas publikimit të intervistës ka reaguar Hoxha, i cili shkruan në rrjetet sociale se në atë kohë Bollino nuk ka qenë fare në Shqipëri.

“Hej Karleto, dikush me ka futur nje kasete në xhep pa mendje. Duhet te jete nje scoop i madh, se une nuk marre vesh nga kjo pune.

Ma dergo Denisin, te ma marre te xhepi dhe pastaj merr vendimin e veshtire për ta publikuar.

Mire qe nuk te shkoi në mendje të thoshe, se në 21 janar 2011, ke mbajtur në sup edhe Ziver Veizin, nga dera e kryeministrise deri te Spitali Ushtarak në Laprake.

U lodhe fratello u lodhe, te doli rryli i fytit, por ama ia mberrita dites, qe gjithe ai emision jubilar dhe kohe televizive, me shume mu kushtua mua, se Sali Berishes.

Per zotin, mbreme edhe “qytetari digital” eshte dhi duke qeshur me fantazine tende të shfrenuar”,- ka shkruar gazetari.

Më pas i është përgjigjur një komentuesi dhe ka thënë se nëse nuk do i kishte mbajtur vetë pamjet, atëherë me to, do të ishte bërë një pazar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“E para, une nuk punoj në ndonje media qe ka themeluar Karlo. E dyta, Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë. Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise… Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep. Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen…”,- ka shkruar Hoxha në komente.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img