Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plas arma gjatë takimit të Partisë Demokratike për kandidatët e primareve në Laç (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Plas arma gjatë takimit të Partisë Demokratike për

Tensionet gjatë takimit të “Foltores” së Partisë Demokratike në qytetin e Laçit kanë përfunduar me të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se takimi i PD-së së Berishës për kandidatët e primareve,  ka qenë i tensionuar dhe është shoqëruar me debate të forta mes të pranishmëve.

Dyshohet se anëtari i PD-së, i identifikuar si 53-vjeçari Van Rica, është konfliktuar me nënkryetarin e PD-së në Laç, Kastriot Marku.

Më pas, një anëtar i PD-së ka dalë jashtë degës së partisë, dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese