Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Plarent Ndreca kallëzohet në Polici

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca, është kallëzuar në polici nga Ministria e Arsimit, për shkak e sa hyrë në këtë institucion pa autorizim.

NJOFTIMI I MAS

Në vijim të njoftimeve për shtyp lidhur me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit datë 13.06.2017 “Për pezullimin nga detyra të sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit” dhe Kallëzimit Penal më datë 12.06.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, për shkelje të rënda ligjore të bëra gjatë ushtrimit të detyrave të tij funksionale, konstatohet se ky shtetas ka hyrë, në vijimësi, i paautorizuar, në institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS).

Në datë 19.06.2017 nga ana e MAS është regjistruar një proces verbal për kallëzim të veprës penale pranë Komisariatit Nr. 3, Tiranë për hyrje të pa autorizuar të këtij shtetasi në ambientet e MAS.

Urdhri i Ministrit të Arsimit dhe Sportit për pezullimin e menjëhershëm është në fuqi dhe asnjë institucion tjetër shtetëror nuk cenon vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit. Departamenti i Administratës Publike si dhe Komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil me gjykime të njëanshme po motivojnë veprimet e jashtëligjshme të këtij shtetasi duke manipuluar opinion publik dhe çorientuar administratën publike. I vetmi autoritetet kushtetues që ka të drejtë të shqyrtojë ligjshmërinë e këtij akti është sistemi gjyqësor në vend.

Hyrja e ish-sekretarit të përgjithshëm të MAS në mënyrë të jashtëligjshme në ambjentet e MAS është vijim i akteve të jashtëligjshme të kryera prej tij gjatë kësaj periudhe. Insistimi i tij për të pasur akses në zyrat e MAS dhe presioni i ushtruar në administratë vë në diskutim vlefshmërinë e akteve të nxjerra nga ky institucion dhe cenon dhe komprometon dokumentacionin e protokolluar.

I bëhet thirrje strukturave shtetërore të vlerësojnë denoncimet e bëra nga ana e MAS dhe të ndjekin procedurat ligjore për marrjen në ruajtje të institucionit shtetëror për të siguruar normalitetin e punës.

Më shumë

spot_img