
Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi Policia gjeti drogë në shtëpinë e tyre.
Në kuadër të një hetimi disa mujor, Policia Kombëtare Spanjolle ka gjetur dhe çmontuar një plantacion për prodhimin e bimëve narkotike në një vilë luksozë në Elche. Sipas medieve spanjolle, ambjenti ishte në pronësi të dy shqiptarëve 19 dhe 23-vjeç.
Nga kontrolli fizik në banesë, efektivët gjetën 850 bimë narkotike kanabis sativa të cilat ishin gati dy metra të larta, llamba për kultivimin e drogës, pajisje klimatizimin dhe kimikate të tjera për rritjen e drogës.
Shqiptarët ranë në “lupën” e Policisë pas disa denoncimeve nga fqinjët se në shtëpinë e tyre kultivohej drogë, si dhe faturat e larta të energjisë elektrike. Në momentin që autoritetet kanë mbërritur në plantacion, shqiptarët janë munduar të arratisen nga dritaret po nuk ia kanë dalë.
Ata janë arrestuar dhe janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Hetimit të Elches, ku do të qëndrojnë në paraburgim deri në dhënien e vendimit nga gjykatësi i çështjes.
Sondazh