Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Planifikuan vrasjen e Preng Palucës, gjendet banesa e Edmir Vlashit, sekuestrohet një armë dhe dokumente

Shkruar nga Newsbomb
Planifikuan vrasjen e Preng Palucës, gjendet banesa e Edmir Vlashit,

Policia vijon hetimin për të bërë të mundur arrestimin e Edmir Vlashit dhe Hektor Ndokës, të cilit cilit kishin planifikuar atentatin ndaj Preng Plucës, por që fatmirësisht u parandalua nga policia.

Bëhet me dije se policia ka zbuluar apartamentin që përdorte Edmir Vlashi. Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Kujtojmë që Vlashi dhe Ndoja janë shpallur në kërkim pas operacionit "Mataro". Gjatë këtëij operacioni u arrestuan edhe tre persona të tjerë, Mark Lamkja, Nikoll Marku, 62 vjeç dhe Marie Marku, 60 vjeçe si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni "Mataro".

Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një  apartament në përdorim nga shtetasi E. V.

Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe M. N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Mataro".

Si rezultat I veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V.   Shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.

Gjatë operacionit "Mataro" u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese