Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Planifikuan të ekzekutonin Ervis Martinajn, SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Santiago Malkos: Pak ditë para ngjarjes takoi Dritan Dajtin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, kishte planifikuar më herët eleminimin e Ervis Martinajt, thotë Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që ka mbyllur tashmë hetimet për vrajen e bujshme.

Ilir Selmani, Blendi Teta dhe dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka panifikuan vrasjen e Ervis Martinajt, pas konflikteve mes dy grupeve kriminale për shkak të borxheve në fushën e lojërave të fatit.

Por pasi nuk mundën të godasin Martinajn, ky grup vendosi të ekzekutojë Santiago Malkon në shenjë hakmarrje, kjo edhe për shkak të miqësisë që Malko kishte me Martinajn.

Një tjetër fakt interesant nga dosja e SPAK për këtë ngjarje është se pak kohë para se vritej, Santiago Malko kishte takuar në burg Dritan Dajtin, ndonëse ajo çfarë kanë diskutuar nuk dihet.

Ish-efektivi i Policisë, Santiago Malko, baba i dy fëmijëve u ekzekutua natën e 27 gushtit, 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Pas krimit, policia shpalli në kërkim tetë persona të akuzuar si grup i strukturuar krimina; vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.

SPAK ka arritur të provojë përmes ADN-së lidhjen e personave kryesisht Blendi Tetës me vrasjen e Malkos.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img