Hapësire reklamuese

Aktualitet

Planifikuan të ekzekutonin “Akilin”, SPAK informacion zyrtar për operacinin në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Planifikuan të ekzekutonin “Akilin”, SPAK informacion zyrtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e shtetasit Rexhep Rapi, nipit të tij Alger Rapi dhe një ish-punonjës i policisë, Dejvi Gjermeni.

SPAK njofton se rezulton se persont në fjalë kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe si "Akili", ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17.09.2019, në Durrës.

Lexo edhe: Tentativa për të vrarë “Akilin”, Gjoni nxori në pritë shënjestrën për “Kep Rapin”

Në datën 16.12.2023, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasve nën hetim Rexhep Rapi, nipit të saj Alger Rapi dhe një ish-punonjës i policisë, Dejvi Gjermeni dhe ndaj D.D.

SPAK po ashtu njofton se Dejvi Gjermeni është arrestuar sot në Limburg. Arrestimi i tij u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol, ndërsa Rexhep Arapi dhe nipi i tij janë arrestuar ndaj operacionit në Durrës.

Lexo edhe: Operacion në Durrës, arrestohet “Kep Rapi”, nipi i tij dhe një ish-efektiv

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës.

Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit R.R., D.GJ., A. R. në bashkëpunim me shtetasin D.D. (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xh. P., ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17.09.2019, në Durrës.

Në datën 16.12.2023, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasve nën hetim R.R., D.GJ., D.D. (punonjës policie në atë kohë në DVP Durrës) dhe A.R.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.138 me datë 20.12.2023 ka vendosur:

Caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit  shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj të hetuarve R.R, D.GJ, D.D. dhe A.R, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P., kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në 22.12.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit R.R., A.R., dhe D.GJ. Gjithashtu në datën 22.12.2023 është arrestuar në Limburg, Holandë edhe shtetasi nën hetim D.GJ. Arrestimi i D.GJ. u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Falenderim të veçantë për agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandës për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

*Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë

Lexo edhe: Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë për vrasje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese