Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Planifikuan sulm terrorist në Shqipëri, dënohet me 7 vite burg 31-vjeçari në Gjermani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0d7af5f61e269f496e157d0895a22cc7

Një gjykatë në Gjermani ka dënuar me 7 vite burg një person që kishte planifikuar sulme terroriste në Gjermani dhe Shqipëri.  

Sipas agjencisë së lajmeve “DPA”, i pandehuri 31-vjeçar së bashku me një grup personash nga Taxhikistani kishin si synim një sulm në vendin tonë, por policia ra në gjurmët e grupit, duke parandaluar një katastrofë të mundshme.

Ky grup, i cili dyshohet se ka lidhje me organizatën terroriste ISIS kishte planifikuar të vriste një individ afër Dysendolfit, i cili ishte kritik ndaj Islamit.

Para vendimit të gjykatës, ai bëri një dëshmi të pjesshme dhe kërkoi falje, duke thënë se i vjen tmerrësisht keq.

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim prej tetë vjet e gjysmë, ndërsa mbrojtja nuk u deklarua për kohëzgjatjen e dënimit, por hodhi dyshime në disa pika kryesore të aktakuzës.

Më shumë

spot_img
spot_img