Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plani për vrasjen e “Akilit”, “i forti i Sukthit” kërkon lehtësim mase: Jam sëmurë!

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Rexhep Rapit (Arapi) për caktimin ekspertëve për të kryer ekspertizën mjekësore të tij. Rexhep Rapi i njohur si “Kep Rapi” ose si i “forti i Sukthit” ka kërkuar zbutje të masës së tij të sigurisë, pasi sipas tij ka probleme shëndetësore që mund t’i rrezikojnë jetën në qeli.

Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut i njohur si “Akili”, si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.

“Kep Rapi” u arrestua më 22 dhjetor 2023 me urdhër të SPAK, pasi nga bisedat në “Sky Ecc” doli se Rexhep Rapi është i përfshirë në një tentativë vrasje me ish-shefin e Komisariatit, Dedan Gjoni, ku ky i fundit aktualisht është  i arrestuar për një tjetër vepër penale.

Pjestarët e grupit kriminel i kanë kërkuar Gjonit të nxjerrë në pritë Xhevdet Plakun i njohur si “Akili”. E Gjoni kështu bëri, ai e thirri personin e kërkuar nga grupi kriminal në komisariat.

Referuar informacioneve të mbledhura nga hetuesit dyshohet se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat Xhevdet Plakun dhe u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi.

Bashkë me Rexhep Rapin ra në pranga dhe nipi i tij, Alger Rapi dhe një ish-punonjës i policisë.

Kush ësht Rexhep Rapi:

Rexhep Rapi (Arapi) është një person shumë i njohur për drejtësinë penale, pasi ka qenë i dënuar për disa vepra kriminale.

Arapi është arrestuar në mars të 2023, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Italia për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur shtetasin Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë”, njoftoi policia në mars të këtij viti.

Po ashtu më herët, Rapi ka qenë i dënuar për trafikim lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje dhe i skeduar për vrasje.

Kush është Xhevdet Plaku

Xhevdet Plaku është emër i njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm. Ai njihet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami.

I njohur me nofkën “Akili”, Xhevdet Plaku përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos rënë në gjurmët e policisë.

Pakove të drogës Xhevdet Plaku u vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda, duke i pagëzuar si markat e njohura të modës apo të luksit.

Kokainë më e pastër quhej ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

 

Xhevdet Plaku Xhevdet Plaku

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese