Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me planin që prezantoi ditën e sotme kryeministri Rama për krizën energjitike.
Basha shprehet se kjo është një “krizë” e stisur për të fshehur vjedhjen e radhës, njësoj siç u veprua me tenderat sekretë gjatë pandemisë apo me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.
“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha.