Hapësire reklamuese

Politikë

Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Rama: Në 25 vite zhvillimin urban e kemi bërë në formën e kryengritjes individuale

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot gjatë një dëgjese, Planin e Përgjithshëm për Zhvillimin Kombëtar. Rama tha se në 25 vitet e fundit zhvillimi ka qenë në formën e një kryengritjeje indivuduale duke shkatërruar asetin më të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, bukurinë e vendit.

Fjala e Ramës gjatë dëgjesës për Planin e Përgjithshëm Kombëtar:

Qasja ndaj kësaj sfide me një filozofi të re dhe bashkëkohore, duke e trajtuar territorin si një organizëm përbën një risi të rëndësishme dhe një mundësi të rendësishme që ky plan mund të merret dhe pasurohet në vijim nga të gjithë ata që do ta marrin dhe përdorin.

Është një draft i avancuar sepse plani përfundimtar do të jetë një rezultat edhe i këtyre diskutimeve si dhe i atyre që e kanë hartuar për ta ballafaquar me kritikën dhe ekspertët ndërkombëtarë. Për t’i dhënë më në fund Shqipërisë një Plan të Përgjithshëm Kombëtar që ndërvepron me të gjitha subjektet e interesuara dhe jo një rregullore të ftohtë që është e pamundur për tu zbatuar.

Shqipëria në 20 e kusur vite ka bërë 72 dokumenta strategjike për ujin dhe Shqipëria sot vijon të mos ketë burime ujore të mirëadministruara. Kjo është shprehja më e plotë që të bën padituria dhe paaftësia.

Ne kemi pasuri natyrore të jashtëzakonshme për nevojat tona dhe zhvillimin në këto vite e kemi parë si shfrytëzim pa kriter të këtyre pasurive. Nëse do të bëjmë një llogari se çfarë kemi shkatërruar për të ndërtuar ato që kemi ndërtuar, llogaria do jetë me një bilanc shumë negativ dhe rritja nuk është e qëndrueshme.

Nëse shohim zhvillimin e hapësirave urbane, ne kemi bërë një zhvillim në formë kryengritje individuale dhe jo në formë të tillë që të jetë e qëndrueshme. Zhvillimi ynë është në formën e një kryengritjeje individuale nga çdokush që ka dashur të ndërtojë shtëpi, pallat etj.

Ne kemi ndërtuar mbi tokën e bukës duke mos e menduar për asnjë moment se si rezultat i këtyre ndërtimeve përshpejtohen të gjitha proceset e errozionit që kthehen pastaj në përmbytje.

Uji është e katërta, që ne mund të shohim paditurinë tonë politike. Ne kemi një pasuri kaq të madhe ujore dhe hidro-energjitike sa që është e pabesueshme që pas gjithë këtyre viteve të jemi në kushte ku duhet të bëjnë beteja për të siguruar energjinë elektrike, ujin për tokën dhe për tu mbrojtur nga uji.

Stërgjyshërit tanë nuk kanë bërë kurrë një shtëpi në buzë të lumit, nuk kanë ndërtuar kurrë në mes të tokës së bukës. Ky është një leksion dhe një shuplakë e madhe.

E fundit është se raporti që ky peroces vendosi me bukuritë, është se bukuritë janë krenaria e shqipërisë, aseti më i jashtëzakonshëm. Zhvillimi ynë gjatë këtyre viteve ka ardhur si shëmtim ndaj këtyre bukurive. Brenda kësaj janë edhe komponentët, që nga peizashi e deri te trashëgimia jonë kulturore.

Plani Kombëtar nuk e nxit zhvillimin por e orienton zhvillimin. Plani nuk mund t’i parashikojë tendencat e zhvillimit por mund të orientojë se ku janë rrugët e zhvillimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.