Hapësire reklamuese

Politikë

“Plani i PD është i dobët si Basha”, kryedemokrati sulmon Ramën: Në 25 prill ai do humbë, shqiptarët do fitojnë

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, i cili më herët u shpreh se plani ekonomik i PD është “i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.”

Sipas Bashës, me planin e PD do të fitojnë të gjithë shqiptarët dhe i vetmi që do të humbë është Edi Rama.

“Orë të tëra sulme ndaj opozitës, sulme ndaj gazetarëve, sulme ndaj ambasadorëve, sulme ndaj BE-së, sulme ndaj çdokujt, ne kemi vite që përgatisim ofertën tonë për shqiptarët. Jo premtime. Unë nuk bëj premtime. PD nuk bën premtime. Ky që është shpalosur është një plan pune konkret, të realizuar. Jo vetëm premtime boshe e të pambajtura që janë epitafi i qeverisjes 8-vjeçare, të dështuar të qytetarit të mërzitur nga ky plan.

Me këtë plan fitojnë shqiptarët. Me këtë plan fiton rinia. Me këtë plan fitojnë pensionistët, fiton shtresa e mesme, fitojnë fermerët, fitojnë profesionistët. Fitojnë mësuesit dhe pedagogët, stafi mjekësor, nga infermierët te sanitarët, te mjekët dhe farmacistët. Fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë. Vetëm njëri nuk fiton. Me këtë plan humb Edi Rama”, tha Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll