
Seanca plenare këtë të enjte ka si pikë të parë të rendit të ditës shqyrtimin dhe votimin e raportit të Këshillit të Mandateve, por duket se deputetët mbështetës të Berishës do përpiqen ta ndalojnë zhvillimin e kësaj seance.
Burime për mediat, bëjnë me dije se plani i deputetëve mbështetës të Berishës është t’i bëjnë “pritë” deputetëve të PS, duke mos i lejuar të futen në Kuvend.
Sipas informacionit të dalë nga grupi parlamentar i PD, deputetët opozitarë pritet të mbërrijnë në Parlament rreth orës 9:00. Sëbashku me ata do jenë edhe tre deputetët më të fundit të përjashtuar me 10 ditë Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi.
Këta deputetët do përsëritin të njëjtat veprime si në çdo seancë të dy muajve të fundit: flakadanë, kaos, dhunë dhe përplasje fizike me gardën.
Një “pritë” planifikohet të bëhet në hyrjen e Kuvendit, ndërsa një kordon tjetër në hyrjen e sallës plenare të deputetëve socialist.
Gjithashtu do të tentohet të futen deputetët e përjashtuar, gjë e cila do të bëjë të mundur bllokimin e gardës duke u përpjekur të ndalojnë këta deputetë.
Nuk përjashtohet mundësia e bllokimit të ligjvënësve socialist në hyrjen kryesore të kuvendit dhe në atë anësore nga krahu Akademisë së Shkencave.
Nëse ky skenar do të vihet në veprim, atëherë do të kemi përsëritjen e situatave me protestat e Lulëzim Bashës në vitin 2019, kur bllokohej hyrja e deputetëve socialist nga protestuesit e tij.
Deputetët e opozitës e kanë bërë të qartë se nuk do të jenë prezent momentet kur do të votohet raporti i Këshillit të Mandateve, moment i dhënies të autorizimit të kërkuar nga SPAK për arrestimin e Berishës.
Lexo edhe: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD, i hap rrugë SPAK të arrestojë Sali Berishën
Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga grupi i Rithemelimit, duke i hapur rrugë SPAK për prangosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa e deputetëve nuk është legjitimuar.
Referuar vendimit të marrë këtë të mërkurë, gjyqtarët e Kushtetueses janë shprehur se kërkesa duhet të bëhej nga vetë Sali Berisha, si palë e interesuar, dhe jo nga kolegët deputetë.