Hapësire reklamuese

Rajoni

Plani i BE për rritje ekonomike mbledh liderët e Ballkanit në Shkup

Shkruar nga Newsbomb
Plani i BE për rritje ekonomike mbledh liderët e Ballkanit në

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen ditën e hënë, 22 janar në Shkup të Maqedonësë së Veritu.

Mbledhja me “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE” do bëjë bashkë edhe zyrtarë të tjerë nga BE dhe Ballkani Perëndimor të cilët do të mirëpriten nga kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

Pjesë e konferencës pritet të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq. Në takim do të ketë edhe përfaqësues prej Bosnje-Hercegovinës.

Përveç tyre, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen prej Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në mesin e zyrtarëve të BE-së do të jetë drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman dhe zyrtarë tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese