Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plane për fundjavën? Shikoni më parë çfarë rezervon moti

Shkruar nga Newsbomb

Sot Shqipëria do të karakterizohet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites.

Pas mesditës vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të vendit duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët zonat jugore të territorit.

Sipas “Meteoalb”, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë do të sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë e shpejtësi 20 km/h nga drejtimi9 perëndimor e për pasojë, deti do të ketë valëzim të lehtë. Por fundjava nuk do të jetë njësoj.

Dita e nesërme parashikohet të jetë me vranësira dhe me një rënie të temperaturave prej 2 gradësh. Ndërkohë, të dielën fillojnë reshjet e dendura të shiut dhe temperatura do të jetë 21 gradë celcius.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu