Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plan për ekzekutimin e Gledis Nano?! Gazetari: Ja çfarë tregon zhdukja e Vis Martinaj

Shkruar nga Newsbomb
Plan për ekzekutimin e Gledis Nano?! Gazetari: Ja çfarë tregon

Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar lidhur me aludimet se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledi Nano, ka qenë “shënjestra” e një grupi kriminal.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Dervishi nuk e përjashtoi këtë si një mundësi, pasi sipas tij situata kriminale në vend është shumë pak e lexueshme.

Dervishi theksoi se ndërlidhja mes krimit dhe politikës, i ka dhënë shumë fuqi grupeve kriminale, të cilat ndërmarrin aksione për të eleminuar zyrtarë të lartë shtetërorë.

Mund të ndodhë në Shqipëri që krimi të kërcënojë një ish-drejtor të Përgjithshëm të policisë së Shtetit? Për mendimin tim po.

Pse? Jemi përballë një situate kriminale pak të lexueshme. Nuk është më ajo klasikja, ka ndryshuar situata kriminale në Shqipëri. Ka ndryshuar për shkakun se krimi është ftuar nga politika në fitimin e zgjedhjeve dhe ndarjen e pushtetit. Tani është krijuar një situatë kriminale ku nuk dihet ku përfundon lidhja e krimit me politikën,” tha gazetari.

Më tej, ai nuk nguroi të paralelizonte situatën me zhdukjes e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Po të sjell shembullin e zhdukjes së Vis Martinaj, të cilin e kemi analizuar dhe këtu. U bë një bashkëpunim i grupeve kriminale dhe prodhuan një operacion spektakolar që çoi në eliminimin e Vis Martinaj dhe të gjithë personave që ai mbante afër tij, qoftë kushërinj apo shokë të tij.

 Ky operacion kaq i fuqishëm mund të shkoj në nivelin e një ish-drejtori, apo qoftë drejtori actual, kreut të SHISH apo qoftë dhe të kryeministrit një lloj organizmi i tillë.

Kemi një lidhje mes krimit dhe politikës në mënyrën më të organizuar të mundshme pasikanë ndarë pushtetet bashkë”, tha Dervishi.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledi Nano, ka qenë “shënjestra” e një grupi kriminal. Sipas asaj që News24 bën me dije, Policia e Shtetit ka patur informacione se një grup kishte planifikuar që të ekzekutonin Nanon.

Lidhur me këtë çështje janë duke vijuar hetimet, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se plani për eleminimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po organizohej nga një grup që ai e kishte hetuar kur mbante detyrën si drejtuesi i Antiterrorit. Mësohet se kjo ngjarje është regjistruar rreth tre muaj më parë ku anëtari shumë i rrezikshëm i një organizate kriminale ka planifikuar të ekzekutojë ish-kryepolicin.

Kujtojmë se Gledis Nano u shkarkuar si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022. Ai erdhi me bujë dhe u largua pas vetëm 10 muajsh në detyrë. Në momentin e betimit, një nga fjalitë e tij ishte “Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere, por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit”.

Nano mban mbi shpatulla një karrierë të gjatë në Polici. Para se të emërohej kryepolic, ai drejtoi për 5 vite Antiterrorin, ku u vlerësua edhe nga Ambasada Amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.

Ndërkohë, pas largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, preferoi të tërhiqet nga sytë e publikut për tu angazhuar në jetën akademike. Përveçse është duke dhënë mësim, ish-numëri një i Policisë së Shtetit ka bërë me dije më herët se paralelisht është duke kryer masterin për “Kriminologji”.

 “Ju siç e dini unë jam angazhuar paralelisht edhe në botën akademike. Vazhdoj paralelisht edhe masterin për kriminologji, kështu që më tepër libra të fushës sime, nuk shkëputem dot nga fusha e sigurisë”, tha Nano në prononcimin e tij të fundit në media.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese