I pyetur nëse ka patur një plan të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të çuar për “skrap” LSI-në, Presidenti Ilir Meta u përgjigj se dëmtimi i LSI-së ka ardhur fillimisht nga vendimet që ka marrë vetë ajo parti, por edhe është bërë një ndryshim në Kushtetutë vetëm për ta asgjësuar LSI-në.
Sipas tij, është Është shumë e vështirë të marrësh vota kur u kërkon qytetarëve që të votojnë kur kandidati për kryeministër është nga një parti tjetër.
Plan të fshehtë Rama-Basha për të cuar për skrap LSI?
Meta: Nëse LSI është dëmtuar, kjo ka ardhur prej vetë LSI-së, për arsye sepse ka marrë disa vendime tepër të gabuara, siç ishte bashkimi në një inicivativë që nuk i takonte, për lënien e mandateve. U ndryshua Kushtetuta për të asgjesuar për LSI-në. Është shumë e vështirë të marrësh vota kur thua që “votoni për një kandidat tjetër për kryeministër”. Njerëzit duan alternativë, por është një moment reflektimi edhe për ata.