Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Plakë e stazhonuar” Egla përplaset me Riken: Femër si ti mos e paç në shtëpi njeri

Shkruar nga Newsbomb
“Plakë e stazhonuar” Egla përplaset me Riken: Femër
Debatet në shtëpinë e Big Brother Vip 3 nuk kanë fund. Ditët e fundit Egla dhe Rike kanë patur përplasje dhe konflikte të forta me njëra-tjetrën. Termi “plak e stazhonuar” ka ndezur sherrin mes dy banoreve. Ka qenë Rikja ajo që e etiketoi Eglën “plakë”. Kaq u desh që Egla të shpërthejë ndaj saj. Sakaq gjatë spektaklit sot Rike i ka kërkuar ndjesë Eglës për frazën e përdorur, por këmbënguli duke thënë se Egla e ka provokuar. “Me Eglën kemi pasur një raport të mirë, por varet me cilin personalitet më është shfaqur. Këto ditë më është shfaqur me një nga personalitetet provokative, por për atë fjalë i kërkoj ndjesë”, tha Rike. Lidhur me këtë Egla tha sot se Rike është “injorante”. “Rike është një femër që mos e paç në lagje, e jo më në shtëpi. Ajo më tha plakë e stazhonuar. Ajo do mbërrijë në moshën 45 vjeç dhe vetë, por është aq injorante sa që nuk e di”, tha Egla. © Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese