Një përplasje e vërtetë ka ndodhur mesditën e djeshme në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, ku është plagosur me thikë polici Dritan Hardhia, i bërë i njohur për publikun në përplasjen e aktivistët te parku liqenit.
Raportohet se mesditën e djeshme është plagosur me thikë Dritan Hardhia, polici i bashkisë së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e Policisë Bashkiake në rrugën e Kavajës dhe autor i kësaj ngjarje është një 54-vjeçar.
“Rreth orës 21:00, është vënë në pranga në flagrancë Bujar Shehu, 54 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 14:30, në oborrin e Policisë Bashkiake, ka tentuar të vrasë me thikë, punonjësin e Policisë Bashkiake Dritan Hardhia, 37 vjeç”, thanë për syri.net burimet nga policia e kryeqytetit.
Sipas “Syrit”, Hardhia ka pësuar disa plagë dhe është i shtruar në spital.